“Tani jemi më solidë në mbrojtje, nuk pres përforcime të tjera në merkaton e janarit”

“Tani jemi më solidë në mbrojtje, nuk pres përforcime të tjera në merkaton e janarit”

Merkato e janarit po i afrohet fundit, por trajneri i Liverpool, Arne Slot, nuk pret surpriza të mëdha. Holandezi, në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë ndaj Bournemouth në Premier League, tha se pret të qëndrojë me skuadrën aktuale deri në fund. “Kjo është ajo që pres nga merkato e janarit. Por, siç them gjithmonë, nëse ka një mundësi në treg dhe mendojmë se mund ta forcojmë skuadrën, atëherë ky klub do të përpiqet gjithmonë ta bëjë këtë”, tha Slot. “Por, në këtë moment, pres që të mbetet kryesisht e njëjta skuadër deri në fund të sezonit”, shtoi Slot, që foli edhe për mbrojtjen, e cila sipas tij ka fituar më shumë besueshmëri në takimet e fundit. “Në 13 ndeshjet e fundit jemi...