Talenti/ Mungoi 6 muaj për shkak dëmtimi, Musiala kthehet për Gjermaninë

Talenti/ Mungoi 6 muaj për shkak dëmtimi, Musiala kthehet për Gjermaninë

Gjermania pritet të ketë një element cilësor shtesë në Botërorin e këtij viti dhe lajmi madje ështësensacional. Kështu, Jamal Musiala pritet të jetë pjesë e skuadrës së Bajern Munihut sërish, gjashtë muaj pasi e theu këmbën e majtë në Kupën e Botës për Klube. Trajneri Vincent Kompanika konfirmuar të premten se Musiala mund të përfshihet për ndeshjen e Bundesligës ndaj Leipzigut të shtunën. 22-vjeçari e pësoi lëndimin pas përplasjes me portierin e PSG-së, Xhianluigji Donaruma, në çerekfinale të Botërorit të klubeve. Musiala para se të lëndohej rëndë kishte 21 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat për Bajernin, që e fitoi titullin në elitën gjermane. Ai ishte edhe prej më të mirëve në “Euro 2024” te Gjermania, duke i shënuar tri gola në pesë...