Tah: Tani vijnë ndeshjet e mëdha për Bayern, ajo që po bëjmë është e jashtëzakonshme
Jonathan Tah ka premtuar se më e mira e Bayern Munich ende nuk ka ardhur. Mbrojtësi 29-vjeçar gjerman e di se ky është momenti kyç që do të vendosë sezonin. Në një intervistë, ai shpjegoi se çfarë ka gjetur në klubin bavarez në këto gjashtë muajt e parë: “Kur u transferova këtu, menjëherë ndjeva atmosferën, energjinë dhe intensitetin që nga seanca e parë stërvitore” “Duke folur me trajnerin, më shpjegoi se nuk duan që askush të marrë frymë kundër nesh. Kjo e bën të vështirë përballjen dhe mposhtjen tonë, sepse intensiteti ynë është kaq i lartë. Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari: vetëm ajo që duam të bëjmë ka rëndësi. Trajneri po bën një punë të jashtëzakonshme“, tha Tah. Gjërat po shkojnë shumë mirë...
Burimi:
telesport.al