Tah mbështet Wirtz: Premier League do të shohë shumë më tepër nga ai

Tah mbështet Wirtz: Premier League do të shohë shumë më tepër nga ai

9 Shkurt 2026 11:17 Alfred Lleshi Jonathan Tah, ish-shoku i skuadrës së Florian Wirtz te Bayer Leverkusen dhe tani mbrojtës i Bayern Munich, e konsideron mesfushorin gjerman të Liverpool-it një talent ende në fillimet e tij në Premier League. Tah thekson se fillimi i Wirtz në “Anfield” nuk ishte ai që pritej, por kjo i ka shërbyer për të rritur jo vetëm aftësitë sportive, por edhe personalitetin. “Po luan mirë, por do të shihni edhe shumë më tepër nga ai”, – tha Tah. Pas 15 ndeshjesh pa gola apo asiste, kritikat ishin të shumta, por tani Wirtz ka gjetur ritmin: 5 gola dhe 2 asiste në fillim të vitit 2026, edhe partneriteti me Hugo Ekitike po funksionon mirë për “Reds”. Tah ka qëndruar në kontakt...