Tabeku nderon Tiranën, bardheblutë kthehen në ‘korsinë’ e shpëtimit
Abissnet Superiore, java e 28-të: Tirana- Bylis 1-0 (Tabeku 67′) Ndeshja deçizive Tirana- Bylis hapi ndeshjet e javës së 28-të Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi” bardheblutë e Orges Shehit triumfuan ndaj një rivali direkt për zonën e shpëtimit si Bylis me shifrat 1-0 Goli i vetëm i takimit u shënua nga Tabeku teksa luhej e 67′-ta. Pas këtij suksesi Tirana shkon në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 9-të. Në krahun tjetër me 27 pikë, Bylis mbetet i 7-ti në renditje duke u rikthyer në objektivin e vështirë për qëndrim. Ndërkohë pas pak (18:00) radha e duelit tjetër po aq të rëndësishëm Flamurtari- AF Elbasani./ Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al