“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

Media italiane ka zbuluar se Kapiteni i Shqipërisë, berat Gjimshiti dhe zv.trajneri serb i Interit, Aleksandar Kolarov, kanë pasur një përplasje të ashpër pas sherrit që ndodhi pas barazimit të javës që shkoi mes Atalantës dhe kryesuesve të drejtuar nga Kristian Kivu. Në debatin ku u përfshinë disa futbollistë, madje u pezullua edhe trajneri i Interit, zëvendësi i tij, Kolarov, ka pasur një debat të ashpër me mbrojtësin kuqezi, berat Gjimshiti. Sipas pamjeve të fiksuara nga kamera e arbitrit dhe më pas të shpërndara në rrjet, duket Gjimshti që i thotë Kolarovit: “Eja ta zgjidhim në tunel. Eja ta provosh aty…”. Dyshohet se provokimi ka ardhur nga Kolarov, ndërsa Gjimshiti është dalluar gjithnjë për qetësinë e tij, ndërsa kujtojmë se bashkëshortja e tij është serbe...