“Ta mbajmë sa më shumë 0-0 rezultatin, kështu fitojmë”! Altin Lala kërkon një mesfushë ndryshe te Shqipëria: Muçi-Asllani-Laçi

“Ta mbajmë sa më shumë 0-0 rezultatin, kështu fitojmë”! Altin Lala kërkon një mesfushë ndryshe te Shqipëria: Muçi-Asllani-Laçi

Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në 26 mars. Një ndeshje e vlefshme për Play Off të Botërorit, ndërsa në emisionin Mega Sport ishte edhe legjenda Altin Lala. Ai dha edhe një mendim ndryshe sa i përket mesfushës që mund të luajë kundër Polonisë. “Shanset i kemi për të fituar, presioni do të jetë i gjithi te Polonia. Presioni do të jetë te Polonia pasi luajnë në shtëpinë e tyre, duhet të fitojnë me patjetër, ndërsa ne jemi çfarë të marrim. Muci dhe Mehmeti janë dy lojtarët më në formë të Kombëtares dhe pse jo, ta nisin të dy nga fillimi. Silvinjo ndryshon formacionin kur askush nuk e pret, unë besoj se Muci mund ta nisi si titullar këtë takim. Ne duhet të jemi në...