Sylvinho vëzhgon futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi

Sylvinho vëzhgon futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi

Stafi teknik i Kombëtares shqiptare vijon punën për ndeshjen e playoffit me Poloninë që do të luhet në 26 mars në Varshavë. Trajneri Sylvinho dhe asistentët e tij po ndjekin nga afër të gjithë futbollistët dhe tashmë etapa e radhës ishte në Turqi. I shoqëruar nga Dorival dhe Ervin Bulku, trajneri brazilian udhëtoi drejt Turqisë për të ndjekur futbollistët shqiptarë që luajnë në futbollin turk. Kështu Sylvinho dhe asistentët e tij fillimisht ndoqën ndeshjen mes Basaksehir dhe Trabzonspor të luajtur në 3 mars dhe të vlefshme për Kupën e Turqisë dhe në mënyrë të vecantë Ernest Muçin që u aktivizua për të 90 minutat dhe për më teper dha dy asist në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Një ditë më pas, Sylvinho dhe asistentët...