Sylvinho e dërgoi në tribunë për sfidën ndaj Polonisë, Jasir Asani i kundërpërgjigjet me këto dy foto
26 Mars 2026 18:34 Telesport Duke qenë se Sylvinho kishte grumbulluar 26 lojtarë për sfidën e sotme ndaj Polonisë dhe në fakt lejohen vetëm 23 të pranishëm, trajneri i kombëtares ka dërguar në tribunë tre prej tyre: Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klinsman Cake. Jasir Asani ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetet sociale, të cilat duket si një kundërpërgjigje e mirëfilltë ndaj këtij vendimi të Sylvinho. Anësori ka bërë share një postim të Xhiljano Skukës dhe një post të tijin pikërisht nga ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Polonisë, ku kuqezinjtë fituan 2-0. Një nga autorët e golave ishte pikërisht Jasir Asani, me një gol spektakolar nga distanca. Në fakt në ndeshjet e fundit, Jasir Asani ka humbur vendin e titullarit, madje nuk është...
Burimi:
telesport.al