Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho, në intervistën dhënë për Klan Kuq e Zi, foli pas humbjes ndaj Polonisë 2:1 në 26 mars, në play off-in e Kupës së Botës. Sylvinho u shpreh se ajo që ndodhi këtë mbrëmje në Varshavë është e trishtë. Ai shtoi se është krenar për djemtë e Kombëtares dhe për atë që ata kanë bërë në këtë rrugëtim historik. Sylvinho: Jemi shumë të trishtuar. Jam krenar për lojtarët që luajtën si të barabartë me Poloninë. Mund ta mbyllnim ndeshjen dhe me fitore, por ja që i tillë është futbolli. Pilo është lojtar që luan me ritëm, prandaj zgjodha ta aktivizoj. Kur të mungon një sulmues qendre, atëherë zgjodhëm që të luajmë me sulm nga anësoret. Ne zgjodhëm këtë mënyrë, me qëllim që...