Sylvinho dhe stafi pa kontratë që prej dhjetorit! Kombëtarja ende pa trajner, pritet rinovimi me kushte. FSHF: S’ka ende vendim..

Sylvinho dhe stafi pa kontratë që prej dhjetorit! Kombëtarja ende pa trajner, pritet rinovimi me kushte. FSHF: S’ka ende vendim..

Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj e gjysmë nga 2 sfida që mund të bëjnë historinë për kombëtaren shqiptare të futbollit, në kampin kuqezi zyrtarisht nuk ka një trajner.  Tekniku i cili dërgoi për herë të parë Shqipërinë në fazën ‘play-off vetëm një hap larg kampionatit botëror, Sylvinho është aktualisht pa kontratë. Marrëveshja e tij dhe ndihmësve të tij Zabaleta e Doriva, me FSHF-në ka skaduar që në dhjetor të 2025.  Teksa i gjithë opinioni futbollistik në vend është me mendjen te 26 marsi, kur luajmë ndaj Polonisë në Varshavë, nuk dihet ende fati i stafit të Kombëtares.  Report TV u interesua në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila deklaroi se ende nuk ka vendim për situatën, ndërsa më herët është raportuar që Sylvinho dhe ndihmësit e tij pritet të rinovojnë me kusht për 3 muaj. Plani është...