Surpriza!!! Usyk do të mbrojë titullin ndaj kampionit të kickboksit, sfida më 23 maj në Egjipt

Surpriza!!! Usyk do të mbrojë titullin ndaj kampionit të kickboksit, sfida më 23 maj në Egjipt

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të përballet me kikboksierin holandez Rico Verhoeven për titullin e peshave të rënda në kategorinë WBC. Sfida do të zhvillohet më 23 maj në Egjipt. Në vitin 2024, kur mundi Tyson Fury, Usyk u bë kampioni i parë i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda. Ai përsëriti një fitore ndaj Fury në revansh dhe më pas fitoi me KO ndaj Daniel Dubois. Ukrainasi nuk ka boksuar që nga ajo fitore ndaj Dubois në korrik dhe e la të lirë titullin WBO. “Unë i respektoj vërtet njerëzit që arrijnë majat në sportin e tyre. Rico është një prej tyre, një atlet i fuqishëm dhe një kampion i madh. Të jesh kampion nuk ka të bëjë vetëm me titujt. Ka të...