Surpriza para ndeshjes me Sllovakisë, një trajner spanjoll në krye të kombëtares shqiptare

Surpriza para ndeshjes me Sllovakisë, një trajner spanjoll në krye të kombëtares shqiptare

Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka ndryshuar trajner para ndeshjes së fazës para-eliminatore që kuqezinjtë do të luajnë më 2 mars ndaj Sllovakisë. Bëhet fjalë për spanjollin Richi González Dávila. Ai është afruar për të udhëhequr ekipin kombëtar të meshkujve gjatë kualifikimeve të ardhshme të EuroBasket 2029. Gonzalez ka një karrierë të madhe, pasi ka punuar në 13 vende: Spanjë, Bolivi, Norvegji, Islandë, Bregu i Fildishtë, Venezuelë, Republikën Dominikane, Uruguai, Kili, Koreja e Veriut, Tunizia dhe Siri. Në një intervistë për “Marca”, vetë trajneri spanjoll sqaron: “Shpresojmë se mund të shkojmë përtej këtij kualifikimi dhe të zhvillojmë një projekt afatmesëm për të përmirësuar basketbollin. Kjo është arsyeja pse më thirrën. Ka shumë për të bërë“. Shqipëria ndodhet në grup bashkë me Sllovakinë dhe Kosovën dhe...