Surpriza e janarit! Ademola Lookman largohet nga Atalanta, por jo nga Serie A?

Surpriza e janarit! Ademola Lookman largohet nga Atalanta, por jo nga Serie A?

26 Janar 2026 18:01 Telesport Duke parë problemet e shumta me dëmtimet dhe formën jo të mirë të disa prej lojtarëve në sulm, Napoli do të tentojë të bëjë goditjen e madhe në merkaton e janarit. Pas transferimit të brazilianit Giovane nga Verona për 20 milionë euro, Napoli ka një tjetër objektiv të madh që mban emrin e Ademola Lookman. Sipas asaj që zbulon “Il Matino”, sulmuesi nigerian mund të jetë që nga java e ardhshme nën urdhërat e Antonio Conte. Edhe pse ka vendosur të bëjë paqe me drejtuesit e Atalantës dhe situata është qetësuar me ardhjen trajner të Rafaelle Palladino, Lookman mund të ndryshojë ekip javën e fundit të fatit kalimtar të merkatos dimërore. Gjatë verës, nigeriani ishte shumë pranë zyrtarizimit tek Inter,...