Superliga: Flamurtari vuan por mposht Tiranën në kryeqytet, Partizani triumfon në Shkodër
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 17-të të Superligës në basketboll për femra, që konfirmojnë Flamurtarin si skuadrën më të mirë, ende i pamposhtur në kampionat këtë sezon. Në “Fahrie Hoti”, skuadra vlonjatë fitoi sot 82-74 ndaj Tiranës, në përballjen mes dy skuadrave më të mira në kampionat. Një ndeshje me rivalitet për 30 minuta (60-62 për Flamurtarin), por në cerekun e fundit mikeshat shkëputen dhe fitojnë. Cluse me 24 pikë e Briske me 21 pikë u dalluan për vlonjatet. Në Shkodër, skuadra e Partizanit fitoi 56-46 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje me nivel të ulët. Të dyja ekipet bënë shumë gabime, por në fund Partizani mori atë që synonte, fitoren. Carter me 16 pikë ishte shënuesja më e mirë për kryeqytetaset, ndërsa 17 pikët...
Burimi:
telesport.al