Superliga: Dinamo dhe Skënderbeu nuk gabojnë, fitojnë çerekfinalet e para play off
Në Tiranë dhe Korçë janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale play off në volejboll për femra, ku luajnë ekipet e renditura në vendet 3-6 në përfundim të sezonit të rregullt. Dinamo fitoi 3-1 ndaj Teutës në kryeqytet (21-25, 25-18, 25-19, 25-20). Një fitore me përmbysje për “blutë”, që e nisën jo mirë ndeshjen, por më pas rikuperuan dhe e merituan fitoren. Po 3-1 fitoi edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mundi Partizanin (25-21, 20-25, 25-16, 25-18). Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, skuadra korçare komandoi shumicën e kohës, duke qenë superior në parket. Në gjysmëfinale, ku tashmë janë Pogradeci e Tirana, shkojnë skuadrat që fitojnë dy nga tri sfidat çerekfinale. Të premten luhen sfidat e para play off te meshkujt. Çerekfinale-Femra Dinamo –...
Burimi:
telesport.al