Superliga: Beteja e mbijetesës nuk i buzëqesh askujt, një penallti në fund dënon Tiranën (VIDEO)

Superliga: Beteja e mbijetesës nuk i buzëqesh askujt, një penallti në fund dënon Tiranën (VIDEO)

3 Prill 2026 21:20 Telesport Flamurtari dhe Tirana janë ndarë në barazim 1-1 në Vlorë dhe ky barazim në fakt i shkon për shtat më shumë Bylisit dhe Vorës sa i përket situatës në renditje dhe mbijetesēs teksa bardheblutë ishin disa minuta larg nga fitorja që do t’i jepte qetësi në renditje. Miqtë shënuan pas vetëm 3 minutash me një gol të Tabekou duke kapur në kundërsulm ekipin vendas me njê top vertikal dhe me mbrotjen e keqvendosur kuqezi. Vendasit tentuan të reagonin dhe Maksuti ishte lojtari më i mirë mes luftës brenda zone. Tirana menaxhoi mirë deri në fund kur Meta shkaktoi penallti ndaj Maksutit (e konfirmuar me kufje edhe nga VAR) dhe ky i fundit mposhti Visar Bekajn nga pika e bardhë. Më...