Superkupa/ Tetova optimist ndaj Dinamos: Luhet në stadiumin më të mirë në Europë

Superkupa/ Tetova optimist ndaj Dinamos: Luhet në stadiumin më të mirë në Europë

Finalja e Superkupës mes Egnatias dhe Dinamos në program nesër në orën 19:00 për trofeun e parë sezonal. Përballë dy skuadrat më në formë të momentit me rrogozhinasit që janë trofemabjtës ndërsa blutë me realitetin se e kanë fituar për herë të parë Superkupën qëkur nisi në vitin 1989 (dy në total). Tetova flet para mediave duke vlerësuar në maksimum trajnerin daja dhe vetë Dinamon. Megjithatë durrsaku mendon se Egnatia do t’ia dalë. Tetova: Si e përshkruani gjendjen e skuadrës? Sigurisht që është një event ku ndeshen dy skuadrat më të mira momentalisht. Në këtë ndeshje jemi të plotë, skuadra është përgatitur mirë dhe presim ndeshjen. A është më shumë përgjegjësi fitimi i trofeut të kaluar, apo avantazh psikologjik? Asnjë nga të dy. Kjo është...