Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Superkupa me tension… Allegri “qesh” me akuzat e Napolit, për ofendimet ndaj Orialit pritet gjobë
20 Dhjetor 2025 11:20 Alfred Lleshi Superkupës Italiane mes Milanit dhe Napolit është shoqëruar me tensione të forta, veçanërisht përplasja mes Massimiliano Allegrit dhe Gabriele Orialit. Nga kampi kuqezi, i cili ka preferuar të heshtë duke e konsideruar gjithçka çështje fushe, raportohet se Allegri ka qeshur kur ka lexuar njoftimin zyrtar të klubit napolitan. Konflikti nisi rreth minutës së 30-të për një faull të Rabiot ndaj Politano, që nuk u ndëshkua me karton të verdhë. Antonio Conte shpërtheu me “mjaft”, ndërsa Oriali protestoi dhe Allegri humbi kontrollin. Mediat raportojnë se trajneri i Milanit e quajti kampionin e botës më 1982 “mashtrues dhe lëpirës”, duke bërë referenca jo të këndshme për moshën e tij. Situata u tensionua më tej në tunel, ku Allegri u largua pa...