Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Superkupa/ Egnatia për të mbajtur fronin, Dinamo tenton të tretën
Trofeu i parë sezonal mbyll zyrtarisht ndeshjet e futbollit për vitin kalendarik 2025 Këtë të diel me fillim orën 19:00 do të luhet finalja për trofeun e parë sezonal të futbollit elitar në Shqipëri. Në “Air Albania Stadium” do të jetë radha e Superkupës numër 32 ndërmjet Egnatias dhe Dinamo Sitit. Egnatia, kampione në fuqi, kryesuse aktuale e Abissnet Superiore dhe trofembajtëse e Superkupës (vetmja në historikun e saj) tenton të ruajë fronin ndërsa Dinamo e vendit të tretë në kampionat vjen si fituese e Kupës së Shqipërisë. Blutë kanë një tregues inteersat pasi janë skuadra eparë që e ka fituar Superkupën në vitin 1989, atëherë kur dhe mori udhë ky trofe. ndërkaq, biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë për këtë edicion vijojnë të...