Superkupa e Spanjës në Jedah, sot klasikja Barcelona- Real

Superkupa e Spanjës në Jedah, sot klasikja Barcelona- Real

Këtë mbrëmje me fillim orën 20:00 në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jedah (Arabi Saudite), zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës. Në fushë dy ekipet legjendë të vendit iberik Real Madrid dhe Barcelona. Barça e ka fituar këtë trofe plot 15 herë ndërsa 13 të tillë numëron edhe Reali i Madridit. Takimi është vlerësuar si ndeshja e vitit pasi interesi për të ndjekur këtë takim i ka kaluar pritshmëritë. Klasikja teksa dy skuadrat e rënda spanjolle janë takuar mes tyre 262 herë sheh Real Madridin që ka fituar 107 herë, ndërsa Barça ka dalë triumfuese në 104 raste. Të dy skuadrat janë përfshirë gjithashtu në 51 barazime. Gavi dhe Kristensen te Barcelona do të jenë mungesa të imponuara nga dëmtimet por dhe Rudiger te...