Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t. Një përballje e fortë mes dy skuadrave rivale, që po luftojnë edhe për kreun e renditjes në kampionatin “Abissnet Superiore”. Egnatia kryeson aktualisht kampionatin me 34 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë, me pesë pikë më pak se rrogozhinasit. Egnatia dhe Dinamo City janë përballur dy herë në sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Njëra ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në përballjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania” triumfoi Egnatia me rezultatin 2-1. Megjithatë, në finalen e fundit të luajtur mes tyre për Kupën e Shqipërisë, triumfoi Dinamo City në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të fortë dhe mjaft emocionuese,...