Superkupa e Shqipërisë/ Finalja Egnatia – Dinamo City luhet nesër në “Air Albania” në orën 19:00

Superkupa e Shqipërisë/ Finalja Egnatia – Dinamo City luhet nesër në “Air Albania” në orën 19:00

Nesër në mbrëmje, futbolli shqiptar mbyll vitin me një duel të veçantë, finalen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja mes Egnatias dhe Dinamo City, që do të luhet në orën 19:00, pritet të sjellë emocione dhe spektakël në stadiumin “Air Albania”. Dy skuadra që kanë spikatur në sezonin aktual dhe në atë të kaluar do të zbresin në fushë me objektivin për të fituar trofeun dhe për ta përmbyllur vitin futbollistik me sukses. Superkupa nuk është thjesht një ndeshje finale, por një përballje prestigji dhe krenarie për të dy klubet. Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City, do të luhet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund të blihen fizikisht në pikën pranë stadiumit “Air Albania”, si dhe online në ebileta.al,...