Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Superkupa, Allegri pas Napoli–Milan: Duhet të rifillojmë me qetësi dhe kthjelltësi
19 Dhjetor 2025 8:05 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri analizoi humbjen 2-0 ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane: “U përballëm me një ekip të fortë dhe e dinim. Mund të bënim më mirë te dy golat, por ishte një ndeshje e luajtur mirë nga të dyja skuadrat. Ata bënë diçka më shumë në fazën ofensive”. Për arbitrimin: “Arbitri u soll shumë mirë, e interpretoi saktë ndeshjen. Kohët e fundit po pësojmë gola paksa lehtë dhe duhet të përmirësohemi. Kjo humbje duhet parë si një mundësi për t’u ringritur. Ishte ndeshje kupe, na vjen keq, por tani duhet të rifillojmë nga kampionati”. Për skuadrën: “Në pjesën e parë kishim situata të favorshme dhe e menaxhuam mirë topin, por duhej të mbronim më mirë”. Për skemën: “Një ndeshje...