Superiorja/ FSHF përcakton kalendarin, kur dhe ku do të luhen ndeshjet e fazës “Final 4”

Superiorja/ FSHF përcakton kalendarin, kur dhe ku do të luhen ndeshjet e fazës “Final 4”

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e fundit të saj dhe Faza e ‘Final 4’ po afron gjithnjë e më shumë. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur kalendarin e kësaj faze që do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të vendit dhe ekipet që do të marrin pjesë në Conference League. Ndeshjet e fazës së ‘Final 4’ do të luhen në ‘Air Albania Stadium’  në periudhën 16-31 maj dhe sipas rregullores në këtë fazë do të luajnë skuadrat që do të pozicionohen në 4 vendet e para të klasifikimit në përfundim të 36 javëve të sezonit të 87-të të Kategorisë Superiore. Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet...