Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Superioria në shifra/ Mbyllet gjysma e sezonit, Egnatia e para, Dinamo argëton…
Egnatia dominon me shifra, Dinamo me futbolin më të bukur. Faza e dytë e gjen Tiranën të fundit me 10 pikë. Gabime të shumta arbitrare e skandale në sfida të caktuara. Vashu (Bylis) braktis portën dhe heq bluzën. Çfarë mesazhi kërkoi të jepte francezi? Po Tirana ndërsa dy herë lë fushën? Abissnet Superiore mbylli gjysmën e rrugëtimit të tij të këtij edicioni numër 87-të të futbollit elitar në Shqipëri. Të 10 skuadrat në garë, morën atë që dhanë në fushë ndërsa klube të caktuara arritën të shfaqen në lartësi e të tjerë që dolën jashtë objektivit të startit të sezonit. Në 18 javë, të ndarë në dy faza, Egnatia, kampionia në fuqi, mbretëroi në fund duke mbajtur kreun e klasikimit me 37 pikë. I dyti...