Superiore/ Vllaznia mban kryesimin falë triumfit në duelet direkte

Superiore/ Vllaznia mban kryesimin falë triumfit në duelet direkte

Vllaznia ndodhet në kuotën e 52 pikëve, po aq sa Elbasani, por shkodranët mbajnë vendin e parë falë avantazhit në përballjet direkte me rivalët kryesorë për titullin. Një tjetër provë e forcës së ekipit erdhi edhe në sfidën e fundit në transfertë ndaj Egnatias në Rrogozhinë, që përfundoi në barazim pa gola. Edhe pse nuk arritën të merrnin tre pikët, shkodranët dolën nga kjo përballje me një tjetër rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi, duke ruajtur epërsinë në bilancin sezonal mes dy skuadrave. Në katër ndeshjet e zhvilluara këtë sezon ndaj Egnatias, skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka arritur të regjistrojë dy fitore dhe dy barazime. Në “Loro Boriçi” kuqeblutë triumfuan me rezultatet 2-0 dhe 1-0, ndërsa në Rrogozhinë sfidat përfunduan 0-0 dhe 2-2,...