Supergoli i yllit të Kosovës dhe asisti i tij nuk mjaftojnë, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në fund (video)

Supergoli i yllit të Kosovës dhe asisti i tij nuk mjaftojnë, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në fund (video)

18 Janar 2026 20:10 Telesport Fenerbahce e drejtuar nga Domenico Tedesco ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Superligën turke, duke mudnur 2-3 në transfertë Alanyaspor. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 3-të me Florent Hadërgjonaj. Anësori i Kosovës shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, topi përfundoi në portën e mbrojtur nga Ederson. Festa e vendasve nuk zgjati shumë dhe miqtë barazuan shifrat në minutën e 9-të me brazilianin Talisca. Ndërkohë, në minutën e 27-të, Hadërgjonaj bëhet sërish protagonist, duke asistuar në golin e dytë për ekipin e tij. Anësori i Kosovës kroson nga këndi, Gaius Makouta shënoi me kokë. Pjesa e parë...