Supergoli i Szoboszlai nuk mjafton, Man. City me fitore të madhe në “Anfield” (video)
8 Shkurt 2026 19:33 Telesport Supersfida e javës së 25-të në Premier League mes Liverpool dhe Manchester City, e luajtur në “Anfield”, është mbyllur 1-2 për “Qytetarët”. Një lojë e vakët dhe pa shumë raste nga të dy ekipet në pjesën e parë, gjë që e dëshmon edhe rezultati, 0-0. Pjesa e dytë ishte shumë herë më e bukur. Sfida u zhbllokua në minutën e 74-të, ku Dominik Szoboszlai shënon një gol spektakolar me një goditje dënimi nga distanca. Megjithatë, kundërpërgjigjja e “Qytetarëve” nuk vonoi dhe barazuan shifrat me Bernardo Silva-n, i cili shënoi pas asistit të Erling Haaland. Në minutat shtesë, Man. City gjen golin e avantazhit dhe fitores së madhe me Erling Haaland. Norvegjezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes...
Burimi:
telesport.al