Super Thomas Strakosha! Portieri shqiptar po kalon kohën e artë të Lacios, në vendin e parë në Greqi

Super Thomas Strakosha! Portieri shqiptar po kalon kohën e artë të Lacios, në vendin e parë në Greqi

Thomas Strakosha po kalon një formë fantastike në Greqi! Portieri shqiptar u largua nga Premier League për t’iu bashkangjitur AEK, në një lëvizje të shumëkomentuar për një hap mbrapa të Strakoshës. Megjithatë për Kombëtaren dhe ndoshta vetë karrierën e tij, nuk rezultoi e tillë. Pas një sezoni me pak luhatje në fillim, Strakosha po kalon një formë fenomenale te AEK dhe mund të thuhet se ka rigjetur veten që pas asaj periudhe fantastike te Lacio. Aktualisht AEK ndodhet në vendin e parë në Greqi me një pikë më shumë se Olimpiakos i vendit të dytë. Nga ana tjetër performancat e Strakoshës kanë qenë të një niveli shumë të lartë dhe në Kombëtare, vihet re një përmirësim shumë i madh i tij nga koha e Anglisë...