Sunday League, Barrikada & Alpha CrossFit kryesojnë në Grupin A, Dajti i vetëm në krye të Grupit B

Sunday League, Barrikada & Alpha CrossFit kryesojnë në Grupin A, Dajti i vetëm në krye të Grupit B

Kampionati amator 9×9 i FSHF Sunday League vijon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë. Java e 10 solli sfida interesante në të dy grupet. Në Grupin A, Barrikada dhe Alpha CrossFit mbeten në krye të renditjes, të dy me 30 pikë. U regjistruan fitore të rëndësishme, si ajo e Barrikadës 1:0 ndaj FC Luminesen dhe triumfi i Alpha CrossFit 2:0 ndaj Immi. Në ndeshjet e tjera; Dymbëdhjeta mundi Mallakastrën, Antigonean triumfoi ndaj FC Confucius, Friends Team mposhti FC Messer dhe FC Implant Swiss fitoi ndaj Happy Dent Center. Dy takime u mbyllën me barazim spektakolar 2:2: Three Lions 9×9 – FC Tigres dhe Tirana e Re – Futura Dent. Në Grupin B, FC Dajti kryeson me 28 pikë, ndjekur nga FC Domja me 25...