No Image Available

Sulmuesi/ Vedat Muriqi mund të kthehet te Fenerbahçe në kampionatin turk

Kosova po mendon për duelin me Turqinë, ndërkohë që turqit po ideojnë blerjen e një sulmuesi kosovar për një nga klubet e njohura të Stambollit. Kështu, mësojmë se Fenerbahçe nuk ia ndan sytë Vedat Muriqit. Klubi turk e kërkoi shërbimin e kapitenit të Kombëtares së Kosovës që aktualisht luan në La Liga me Majorka edhe në merkaton e muajit janar, por në atë moment ky transferim nuk u realizua. Megjithatë shpresat e Fenerbahçe për të kthyer ‘Piratin’ në radhët e tij nuk janë shuar. Në fakt klubi turk, që pushtoi median sportive me sjelljen në skuadër të Guendouzi dhe Kante, largoi 3 futbollistë të repartit të sulmit nga radhët e tij. Jusef En-Nesiri u transferua te Al Itihad në operacionin që përfshinte edhe N’Golo Kante....