Sulmuesi luan sërish që pas dëmtimit në fillimin e sezonit, Arteta: Ky është një lajm i shkëlqyer

Sulmuesi luan sërish që pas dëmtimit në fillimin e sezonit, Arteta: Ky është një lajm i shkëlqyer

12 Janar 2026 13:17 Telesport Mikel Arteta më në fund ka në dispozicion sulmuesin Kai Havertz, i cili u rikthye në fushë në ndeshjen e fundit që Arsenal luajti në FA Cup, atë të fituar 4-1 ndaj Portsmuth. 26-vjeçari nuk ka luajtur që nga dita e parë e sezonit, në ndeshjen kundër Manchester United, për shkak të një problemi me gjurin. “Ai është përsëri në skuadër dhe ky është një lajm i mirë”, tha trajneri spanjoll. “Kai është stërvitur mirë, ka rritur ngarkesën e tij dhe po përballet me këtë shumë mirë. Është një lajm i mirë që do ta kemi sërish në dispozicion”, tha Arteta, që e aktivizoi sulmuesin në 20 minutat e fundit. Havertz dukej se do të kishte një rikthim më të...