Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Sulmuesi/ Kejn synon të thyejë rekordin e Levandovskit te Bajerni
Herri Kejn është në superformë dhe tani synon një tjetër rekord të Robert Levandovskit në elitën e futbollit gjerman, atë për gola të realizuar në një edicion. Kane ka shkëlqyer me fanellën e Bajernit ndërsa ka realizuar plot 18 gola në 14 paraqitje. I ka edhe tri asistime në Bundesligë. Kapiteni i Anglisë ka thënë se rekordi i Levandovskit është i arritshëm. “Mendoj se është i mundur, sidomos pas startit të jashtëzakonshëm që kam pasur”, ka thënë 32-vjeçari për Sky, duke iu referuar 41 golave të shënuar nga Leva për Bajern Munihun në edicionin 2020/2021. Megjithatë, rruga ende është shumë e gjatë për kapitenin anglez. “Rekordi i Levandovskit është i jashtëzakonshëm dhe është vështirë për t’u thyer. E di këtë”. Kane, paraqitje shumë të mira...