Sulmuesi i Kombëtares i bashkohet Shpendit në Itali: Si shqiptar, jam i lumtur për ecurinë e tij!
Xhakomo Vrioni është rikthyer në Itali. Pas përvojave në Austri dhe së fundmi në MLS, sulmuesi i Kombëtares ka vendosur të kthehet përsëri në vendin ku nisi karrierën e tij. Lojtari 27-vjeçar është bërë pjesë e Çezenës në Serinë B l, ku do të gjejë edhe bashkëkombasin e tij, Kristian Shpendin. “Është e qartë që drejtori Fusko më kërkoi, ai më donte dhe kjo është një nga shumë arsyet përse unë jam këtu sot. E zgjodha Çezenën, sepse është skuadra që më donte më së shumti dhe ishte gjithashtu një zgjedhje edhe në nivelin personal. Nuk e mendova dy herë. Partneriteti me Shpendin në sulm? Kam dëgjuar për të dy vëllezërit, duke qenë se ata janë shqiptarë. Kam qenë i kënaqur që ata po luanin...
Burimi:
sportekspres.com