Suksesi i radhës i FSHF, 7 turne europianë do të zhvillohen në Shqipëri deri në qershor të këtij viti
Federata e Futbollit do të vijojë edhe në vitin 2026 traditën e organizimit të turneve europiane për kombëtaret e moshave, për djem dhe vajza, në vendin tonë. Deri në muajin qershor janë të programuara dhe të konfirmuara 7 mini-turne. Turneu i parë do të nisë në muajin shkurt, me ndeshjet e raundit të dytë të Ligës B të kualifikueseve për Kampionatin Europian U-17 për vajza. Kombëtarja shqiptare bën pjesë në grupin B6, së bashku me Andorrën dhe Izraelin. Ndeshjet e këtij mini-turneu do të luhen më 26 shkurt, 1 dhe 4 mars 2026, në “Shtëpinë e Futbollit”. Në muajin mars, Kombëtarja U-19 për djem do të zbresë në fushë për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë janë në grupin B4,...
Burimi:
telesport.al