Suksesi/ Egjipti siguron fitore me vlera në Kupën e Afrikës

Suksesi/ Egjipti siguron fitore me vlera në Kupën e Afrikës

Kupa e Kombeve të Afrikës po vijon me intensitet ndeshjet e saj, teksa ka rezultate befasuese në grupe dhe natyrisht edhe përmbushje të pritshmërive nga skuadrat e mëdha. Ndërkohë, ditën e djeshme, Mohamed Salah ishte i saktë nga penalltia dhe kjo i mjaftoi përfaqësueses së futbollit të Egjiptit që ta sigurojë fazën nokaut të Kupës së Kombeve të Afrikës. Egjipti të premten në mbrëmje fitoi 1:0 ndaj Afrikës së Jugut në Agadir të Marokut. Golin e fitores, sulmuesi i Liverpulit e realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Dy minuta më vonë, nga loja u përjashtua Mohamed Hani, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Egjipti në tërë pjesën e dytë luajti me një futbollist më pak në fushë, por rezultati...