Strakosha rrëfehet për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i krenonte shqiptarët në mbarë botën

Strakosha rrëfehet për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i krenonte shqiptarët në mbarë botën

Shqipëria është e vetmja skuadër në “Path B” të “play off”-eve të UEFA-s, që nuk ka marrë kurrë pjesë në një Kupë Bote. Nëse do të arrijnë në fazën finale për herë të parë, skuadra e Sylvinhos duhet të mposhtë Poloninë në gjysmëfinale dhe më pas të kalojë fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë në finale. Në një intervistë për FIFA-n, portieri Thomas Strakosha shpjegoi se kualifikimi në Botërorin 2026 do ta çonte gjithë kombin në ekstazë, së bashku me milionat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. I lindur në Athinë dhe i formuar si lojtar në Itali, Strakosha e di çfarë do të thotë të veshësh fanellën e kombëtares në një turne të madh. Ndërsa ka kaluar netë nën dritat e Champions League me Lazion dhe...