Stoli i Alonsos është i pakërcënuar, me përjashtim të një emri

Stoli i Alonsos është i pakërcënuar, me përjashtim të një emri

4 Janar 2026 15:08 Telesport Xabi Alonso nuk ndihet i kërcënuar për stolin te Real Madrid. Zinedine Zidane e ka mendjen vetëm te kombëtarja e Francës, ndërsa Jurgen Klopp duket se është i kënaqur me rolin e tij të ri te Red Bull Këta janë dy emrat e vetëm të mëdhenj që janë lidhur me stolin madrilen. Alternativat më të mundshme për të marrë drejtimin deri në fund të sezonit, nëse do të nevojitej, janë trajneri i Real Madrid Castilla, Alvaro Arbeloa, ose drejtori sportiv Santiago Solari. Arbeloa shihet si emri më bindës për Florentino Perez.