Statistikat/ Vllaznia skuadra më cilësore e fazës së tretë

Statistikat/ Vllaznia skuadra më cilësore e fazës së tretë

Kampionati po bëhet rivalizues në këtë fazë të fundit, për shkak se skuadrat po shtojnë forcën e tyre për të përmbushur objektivat sezonale. Parë në këtë kuadër, ka një rivalitet të fortë në grupin e kreut, që të çon në “Final Four”, por edhe në fundtabelë për mbijetesë. Faza e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur pas javës së 27-të, duke sjellë një panoramë të qartë të formës së skuadrave kryesore të kampionatit në 9 ndeshjet e fundit. Skuadra që ka spikatur më shumë gjatë kësaj faze është Vllaznia. Ekipi shkodran ka regjistruar 7 fitore dhe 2 humbje, duke grumbulluar 21 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë periudhë. Kjo ecuri e ka ndihmuar Vllazninë të ruajë vendin e parë në renditje...