Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Starton viti futbollistik me Kupën e Shqipërisë/ Të shtunën luhen të gjitha 1/8-at, ja duelët më të fortë
Futbolli shqiptar do rikthehet për këtë vit me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Në fundjavë nis faza e 1/8 të Kupës, ndeshje të cilat do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë, më 10 janar. Në këtë raund marrin pjesë edhe skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të luftojnë për të siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Faza 1/8 rezervon përballje interesante, duke nisur me takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut. Partizani do të luajë kundër Burrelit, ndërsa Bylisi përballet me Laçin. Dinamo City do të sfidojë Besën e Kavajës. Këto katër ndeshje do të zhvillohen në orën 13:00. Katër takimet e tjera të këtij raundi janë programuar në orën 16:00. Teuta pret në shtëpi Vorën, ndërsa Vllaznia do të luajë...








