Stadiumi i ri i Valiasit merr formë, avancojnë punimet në impiantin e ri

Stadiumi i ri i Valiasit merr formë, avancojnë punimet në impiantin e ri

Punimet për ndërtimin e stadiumit në Valias po vijojnë me ritme të shpejta, duke shënuar progres në çdo fazë të dukshme të projektit. Tribuna qendrore tashmë ka marrë formë dhe shumë shpejt pritet të përfundojë plotësisht, duke i dhënë stadiumit pamjen e tij të parë konkrete. Paralelisht, punimet për bazamentin e fushës janë drejt fazës finale, ndërsa sipas planifikimit, gjatë muajit maj pritet të nisë procesi i shtrimit të tapetit. Stadiumi i ri i Valiasit do të jetë i standardeve të Kategorisë së Parë dhe do të ketë një kapacitet prej 1400 vendesh, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive. Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të...