Sporting për të bërë mrekullinë, Arsenal për të vendosur kualifikimin që sot. FORMACIONET ZYRTARE

Sporting për të bërë mrekullinë, Arsenal për të vendosur kualifikimin që sot. FORMACIONET ZYRTARE

Në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë, luhet çerekfinalja e parë mes Sporting dhe Arsenal. Portugezët mund të konsiderohen edhe si surpriza e madhe e këtij sezoni deri tani, ndërsa londinezët duan të konfirmohen si një ndër favoritët kryesor të këtij sezoni për të fituar Champions League. Sporting Lisbon vjen me tre mungesa në këtë takim: Morten Hjulmand për shkak kartonësh dhe dy të dëmtuarit: Fotis Ioannidis dhe Nuno Santos. Edhe Arsenal ka disa mungesa të rëndësishme për këtë sfidë për shkak dëmtimesh: Eberechi Eze, Jurrien Timber, Bukayo Saka, Piero Hincapie dhe Mikel Merino. Sporting XI: Rui Silva; Fresneda, Diomande, Gonçalo Inácio, Maxi Araújo; João Simões, Morita; Catamo, Trincão, Pedro Gonçalves; Luis Suárez Arsenal XI: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Odegaard; Madueke, Gyökeres,...