Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Spikati me Partizanin, sulmuesi firmos me skuadrën tjetër shqiptare
Liria e Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Theofilus Solomon si përforcimin më të ri. Futbollisti 29-vjeçar me origjinë nga Nigeria do të jetë pjesë e ekipit që konkurron në Ligën e Parë të Kosovës. Gjatë karrierës së tij në Shqipëri, Solomon ka luajtur për Partizanin, ku shënoi 12 gola në 48 ndeshje zyrtare. Pas mbylljes së bashkëpunimit me klubin kryeqytetas në vitin 2021, ai ka vijuar aktivitetin e tij në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellat e Ballkanit, Gjilanit, Dukagjinit dhe Vushtrrisë.






