Spektakël në “Parc des Princes”. PSG nuk fal në shtëpi, Bodo/Glimt “leksione” Sporting Lisbon dhe është shumë pranë historisë (video)

Spektakël në “Parc des Princes”. PSG nuk fal në shtëpi, Bodo/Glimt “leksione” Sporting Lisbon dhe është shumë pranë historisë (video)

PSG ka fituar 5-2 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve, e luajtur në “Parc des Princes”. Një ndeshje shumë e bukur, me gola dhe spektakël në fushë, por në fund jane parizienët ata që festojnë. Francezët gjetën golin e avantazjit që në minutën e 10-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe krosimit në zonë nga Ousmane Dembele për Joao Neves, ky i fundit ul topin bukur me kokë dhe asiston për Bradley Barcola, i cili shënon një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës. Barazimi i londinezëve do të vinte në minutën e 28-të, ku pas një asisti magjik të Enzo Fernandez, ishte Malo Gusto që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës,...