Spektakël në Durrës, por nuk ka fitues. Mungon goli në “Loro Boriçi” ndaj Dinamos, pretendime për penallti nga shkodranët

Spektakël në Durrës, por nuk ka fitues. Mungon goli në “Loro Boriçi” ndaj Dinamos, pretendime për penallti nga shkodranët

Në përballjen në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 29-të në Abissnet Superiore, janë shënuar 4 gola, por pa fitues, pasi sfida u mbyll në barazim 2-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, ku pas një krosimi të Valentino Murataj nga krahu ishte Xhuljano Skuka që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 36-të, Teuta barazon shifrat me Vasilios Zogos, i cili shënon me kokë pas topit që mori nga krosimi nga goditja e këndit. Pjesa e dytë nis me dy gola të shpejtë. Fillimisht përsëritet skena e golit të parë për Teutën, ku Zogos shënon me kokë sërish pas topit të ardhur nga goditja e këndit, në minutën e 48-të. Në minutën e 54-të, Partizani barazon...