Spektakël në derbin e Madridit/ 5 gola dhe karton i kuq, Reali përmbys Atleticon në ‘Bernabeu’

Spektakël në derbin e Madridit/ 5 gola dhe karton i kuq, Reali përmbys Atleticon në ‘Bernabeu’

Vinícius Júnior realizoi dopjetë dhe i dha Real Madridit një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético Madrid në “Santiago Bernabéu”, duke i dhënë fund edhe “mallkimit” personal ndaj rivalëve të qytetit. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që krijuan menjëherë raste të rrezikshme. Dani Carvajal dhe Federico Valverde ishin pranë golit, ndërsa nga ana tjetër Andriy Lunin reagoi mirë ndaj një rasti të Marcos Llorente. Megjithatë, ishin miqtë që goditën të parët. Ademola Lookman kaloi Atleticon në avantazh pas një aksioni të ndërtuar nga Matteo Ruggeri dhe Giuliano Simeone. Në pjesën e dytë, “Los Blancos” përmbysën gjithçka brenda pak minutash. Fillimisht, Vinícius Júnior barazoi nga pika e bardhë, ndërsa më pas Federico Valverde shënoi për 2-1 pas një gabimi në mbrojtjen mike. Atletico reagoi...