Spektakël në “Der Klassiker”, Bayern Munich bën përmbysjen e madhe dhe siguron titullin që sot (video)

Spektakël në “Der Klassiker”, Bayern Munich bën përmbysjen e madhe dhe siguron titullin që sot (video)

Bayern Munich ka fituar “Der Klassiker”, duke mposhtur Borussia Dortmundin 2-3 në sfidën e luajtur në “Signal Iduna Park”. Me këtë fitore, Bayern e çon në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Dortmund dhe mbyll praktikisht garën për titull që në javën e 24-të. Në minutën e 20-të, Nico Schlotterbeck bëri një ndërhyrje kafshërore ndaj Josip Stanisic, por mbrojtësi i Dortmundit u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. Në minutën e 27-të, Schlotterbeck bëhet sërish protagonist, këtë herë duke zhbllokuar shifrat dhe duke shënuar me kokë, pas krosimit të Daniel Svensson nga goditja e dënimit. Në fund të pjesës së parë, Dortmund humb kapitenin Emre Can, i cili largohet nga fusha mes lotësh, i dëmtuar. Pjesa e parë mbyllet 1-0...