Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona e mbyll në avantazh falë një penalltie shumë të diskutuar (video)

Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona e mbyll në avantazh falë një penalltie shumë të diskutuar (video)

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Newcastle në “Camp Nou” ka dhuruar një spektakël të vërtetë, ku janë shënuar 5 gola. Rezultati 3-2 për Barcelonën. Katalanasit gjetën avantazhin pas një aksioni që nis nga këmbët e Lamine Yamal dhe asistit të Fermin Lopez, ishte braziliani Raphinha që dërgoi topin në rrjetë, që në minutën e 6-të. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e “Qymyrxhinjve”, të cilët barazuan shifrat në minutën e 15-të me anë të Antony Elanga, pas asistit të Leëis Hall. Kujtojmë që Elnaga u transferua verën e kaluar nga Nottingham Forest për 62 milionë euro. Në minutën e 18-të, Raphinha kroson nga goditja e dënimit brenda në zonë, Gerard Martin asiston me kokë, Marc Bernal dërgon topin në rrjetë dhe i jep...