Spektakël në “Bernabeu”, Bayern me fitore të madhe por kualifikimi ende nuk është vendosur (video)
Çerekfinalja e parë mes Real Madridit dhe Bayern Munich, e luajtur në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 1-2 për bavarezët. Minutat e para ishin më të mira për bavarezët. Rreziku i parë erdhi nga Michael Olise në minutën e 7-të, por goditja e dënimit nga francezi përfundoi mbi traverësë. Në minutën e 9-të, Dayot Upamecano kishte shansin e artë të gjente golin, por gaboi gjithçka i vetëm para portës. Në minutën e 18-të, Real Madridi provon me Vinicius Junior, por goditja e bukur e brazilianit ndalet mjeshtërisht nga Neuer. Në minutën e 29-të, Mbappe pati një super mundësi për të gjetur golin, por Neuer tregohet fantastik. Në minutën e 35-të, goditja ballore e Vinicius Junior ishte shumë e lehtë për Neuer. Sfida u zhbllokua në minutën...
Burimi:
telesport.al